Monika Lubonja i është rikthyer teatri pas një mungese të gjatë në skenë. 5 vite pas daljes së saj të fundit, aktorja e njohur është bërë pjesë e shfaqjes “Komedia që shkoi për dreq” me regji të Driada Dervishit. Këtë të shtunë Monika ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu dhe ka treguar se për të ky rikthim nuk ka qenë aspak i lehtë.
“Pata tre-katër momente që mendova ta braktisja shfaqjen. I thashë Driadës që jo nuk do ta bëj sepse akoma nuk isha e çliruar të bëja një transformim tjetër të Monikës. Si Ada, si Genti, si Romiri më vunë në pozitë. Dola para pasqyrës dhe i thash vetes bën apo s’bën dhe pasqyra mu përgjigj se më shumë se kurrë ti do ta bësh. “,- është shprehur aktorja.
Epo padiskutim që ka bërë zgjedhjen më të mirë pasi publiku e ka duartrokitur pafund në të gjitha shfaqjet që kjo komedi ka shfaqur deri tani.








![Rita Ora shokon kalimtarët: Mban kapele me stemën e një gruaje të zhveshur, me këmbët e hapura [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/04/da8ef8151d8d74e3b2cc75bb9e449020_L-400x246.jpg)




