Khloe Kardashian publikon foton e dhomës së vogëlushes, është si vend princeshash – AlpeGossip
Khloe Kardashian publikon foton e dhomës së vogëlushes, është si vend princeshash

Khloe Kardashian publikon foton e dhomës së vogëlushes, është si vend princeshash

Në 12 prill të këtij viti, Khloe Kardashian solli në jetë vajzën e saj të parë të quajtur True. Që në ditët e para të lindjes vogëlushja rrëmbeu vëmendjen e publikut dhe të gjithë ishin kureshtarë si do dukej ajo dhe në çfarë dhome përrallore po jetonte. Nuk zgjati shumë dhe pak kohë pas lindjes, Ylli 33 vjeçar i ‘Keeping Up With the Kardashian’, publikoi fotot e para të True. Menjëherë fotot arritën me mijëra pëlqime dhe vajza e saj theu rekorde klikimesh.
Ditën e sotme Khloe për të shuar kuriozitetin e kureshtarëve, ka publikuar një foto të dhomës së True dhe ajo është një mrekulli. E dekoruar me detaje rozë, e bukur për tu parë pasi nuk ka gjëra të tepërta. Vetëm një krevat i cili duket shumë i rehatshëm, një arush dhe një tapet, i cili i jep shumë ngrohtësi. Një detaj i cili bie shumë në sy është abazhuri me flutura rozë, i cili e bën këtë dhomë princeshash.