Iu dhanë vetëm muaj jetë, por 52 vjeçarja shërohet nga kanceri i gjirit – AlpeGossip
Iu dhanë vetëm muaj jetë, por 52 vjeçarja shërohet nga kanceri i gjirit

Iu dhanë vetëm muaj jetë, por 52 vjeçarja shërohet nga kanceri i gjirit

Një grua së cilës i ishte dhënë vetëm disa muaj kohë për të jetuar për shkak të sëmundjes së kancerit, është shëruar plotësisht suksesshëm nga një injeksion.
Judy Perkins është gruaja e cila kishte tumore të madhësisë së kumbullës në mëlçinë e saj, pasi sëmundja e kancerit ishte përhapur në trupin e saj, njofton Klan Kosova.

Por, pasi shtatë lloje të kimioterapisë dështuan, tumoret 52-vjeçares u shkatërruan plotësisht nga qelizat e tyre të bardha të gjakut.

Perkins tani ka qenë pa kancer për dy vjet, falë një trajtimi revolucionar të imunoterapisë të administruar nga Institutet Kombëtare të Shëndetit, sipas një zbulimi të një studimi të ri.

Ky trajtim llogaritet i pari i llojit të tillë, ndërsa quhet transferimi i qelizave birësuese, kontrollë kjo që trajton me sukses kancerin e gjirit dhe shpresohet të jetë në dispozicion për një grup më të gjerë pacientësh për një periudhë brenda pesë vjetësh së ardhshme, njofton Klan Kosova.