Pas sulmit në Manchester Arena, Ariana Grande flet për stresin post-traumatik me të cilin po përballet – AlpeGossip
Pas sulmit në Manchester Arena, Ariana Grande flet për stresin post-traumatik me të cilin po përballet

Pas sulmit në Manchester Arena, Ariana Grande flet për stresin post-traumatik me të cilin po përballet

Ariana Grande duket se po kalon një periudhë mjaft të vështirë me gjendjen e saj psikologjike, pas tragjedisë që përjetoi në sulmin e Manchester Arena.

Në një intervistë për “British Vogue” ajo është shprehur se po vuan nga stresi post-traumatik, pas sulmit që vrau 22 veta në koncertin e saj.

“Është e vështirë të flas për këtë gjë pasi kaq shumë njerëz kanë pësuar humbje aq të rënda, humbje të jashtëzakonshme … Ndihem sikur nuk duhet të flas për këtë përvojë timen, nuk duhet të them asgjë. Unë nuk mendoj se do të di ndonjëherë të flas për këtë ngjarje dhe të mos qaj”.

Ajo gjithashtu foli për përvojën afatgjatë me ankthin duke thënë: “Unë mendoj se shumë njerëz kanë ankth pas kësaj ngjarjeje tronditëse, sidomos tani … Ankthi im ka ankth … Unë kam pasur gjithmonë ankth. Nuk kam folur kurrë për këtë sepse mendoja se të gjithë kishin, por kur u ktheva nga turneu në shtator 2017 , përjetova stresin më të keq që mund të kisha pasur ndonjëherë “.

Grande gjithashtu zbuloi se ka bërë tatuazh një bletë pas veshit të saj, si simbolin e epokës së Revolucionit Industrial të Manchester-it, i cili u bë simbol i forcës dhe solidaritetit të përbashkët pas sulmit tragjik.