NUK E DINIM/ Deputeti shqiptar qenka i çmendur pas motorave (FOTO) – AlpeGossip
NUK E DINIM/ Deputeti shqiptar qenka i çmendur pas motorave (FOTO)

NUK E DINIM/ Deputeti shqiptar qenka i çmendur pas motorave (FOTO)

Politikani shqiptar Arben Ristani ishte i ftuar në studion e emisionit “Rudin”, ku rrëfeu pasionin e tij të madh për motorat.

Pasi përmbyll të gjitha angazhimet me politikën, Ristani i rikthehet dashurisë së tij të madhe dhe niset në udhëtime larg Tiranës. Për të, motori nuk është thjesht një mjet transporti, por përmes tij ka krijuar edhe shumë miqësi me persona që ndajnë të njëjtin pasion.

“Mua më pëlqen të udhëtoj dhe të jem i socializuar. Në rast se udhëtimi me makinë nuk të jep mundësinë të bëhesh grup i madh, motori ta jep këtë mundësi. Kur lëviz me motor kam më shumë adrenalinë dhe më shumë energji, për më tepër që edhe jeta jonë ka të bëjë shumë me kollaren, me kostumin, me zyrën dhe motori është diçka që të nxjerr nga rutina. Kam udhëtuar me motor jashtë Shqipërisë në vende si Firence, Greqi, Austri, Romë, Napoli, Mal të Zi apo Vermosh, Plavë Guci, Kolashin, Maqedoni. Janë udhëtime përmes të cilave shijon jo vetëm natyrën, por edhe miqësinë. I gjithë udhëtimi me motor është i bazuar mbi rregulla strikte në mënyrë që të shijojmë atë që duam vërtetë. Udhëtimi i fundit ka qenë para disa kohësh nga Korça në Selanik, nga Selaniku në Janinë dhe më pas në Gjirokastër”, – tha Arben Ristani në studion e emisionit “Rudina”.