Pas lajmit se nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës, TALLET aktori shqiptar: Pse nuk e latë për në… (FOTO) – AlpeGossip
Pas lajmit se nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës, TALLET aktori shqiptar: Pse nuk e latë për në… (FOTO)

Pas lajmit se nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës, TALLET aktori shqiptar: Pse nuk e latë për në… (FOTO)

Ditën e sotme Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informuan median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e hënë (dt.11 Qershor), në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore do të fillojë ndërhyrja emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në aksin Qafë Kashar – Durrës dhe Durrës – Qafë Kashar.

Ndërhyrja për gjithë autostradën në dy senset do të realizohet gjatë muajit Qershor. Ditën e hënë do të fillojë ndërhyrja në segmentin e parë Qafë Kashar – Vorë.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar aktori i njohur i humorit Elvis Pupa duke ironizuar se pse e lanë këtë punë kaq vonë, tani që vinë turistët.

“Pse nuk e late per ne gusht? Te behemi sa me shume Shqiptare qe te ndjekim nga afer kte spektakel 😤 Tek paketat turistike te shitura tek te huajt, perfshihet dhe ky atraksion 😜”, shkruan Elvis Pupa krah fotos./AlpeNews.al/