Lamtumirë Majk! Majlinda Zeka kapet “MAT” në krahët e këngëtarit të njohur (FOTO) – AlpeGossip
Lamtumirë Majk! Majlinda Zeka kapet “MAT” në krahët e këngëtarit të njohur (FOTO)

Lamtumirë Majk! Majlinda Zeka kapet “MAT” në krahët e këngëtarit të njohur (FOTO)

Majlina Zeka u bë e njohur për publikun shqiptar falë lidhjes së dashurisë që pati me reperin e njohur Majk. Mirëpo ndonëse ata të dy i dhanë fund marrëdhënies së tyre, Majk dhe Majlinda u bënë prindër të një djali të cilin e quajtën Roan.
Prej kohësh Majk është komentuar nga mediat se është në një lidhje dashurie me modelen Melita Nushi, por edhe pse nuk ka bërë asgjë publike ata janë fotografuar shpesh herë së bashku.

Mirëpo pas Majk edhe Majlinda mesa duket ka filluar një histori dashurie me këngëtarin Burak Vehapi. Dyshja është parë shumë herë nën shoqërinë e njeri-tjetrit dhe duket se kanë një raport të afërt.

Megjithatë edhe pse disa muaj më parë ata i mohuan lajmet se janë lidhur, së fundmi dyshja është kapur sërish mat teksa kanë qenë së bashku. Në një foto të siguruar nga ‘Lajme.net’ Majlinda dhe Burak shihen duke dal shëtitje bashkë me djalin e Majk, Roanin.