A ishte me të dashurën me pushime në Greqi? Ledri Vula habit me përgjigjen – AlpeGossip
A ishte me të dashurën me pushime në Greqi? Ledri Vula habit me përgjigjen

A ishte me të dashurën me pushime në Greqi? Ledri Vula habit me përgjigjen

Ledri Vula është një nga reperat më të suksesshëm e më të dashur shqiptar, i cili shpeshherë ka rrëmbyer vëmendjen e mediave për lidhjet e tij të dashurisë.

Së fundmi ai po përflitet për lidhjen me Sarën, e cila është shfaqur në disa foto krah reperit të njohur. Vetëm para pak ditësh u tha se ai dhe Sara ishin me pushime në Greqi, por Ledri nuk kishte konfirmuar apo mohuar diçka të tillë.

Në një intervistë së fundmi për emisionin “Mirage” Ledri zbuloi se në Greqi ishte me një ekip për xhirime. Ndërsa pyetjes nëse kishte një vajzë të veçantë që e shoqëronte ai tha: “Ka pas edhe femra në ekip. Nuk ka jetë pa femra”.