Kur të hiqni xhupat, ky trend i ri do t’i fiksojë të gjitha femrat në pranverë (FOTO) – AlpeGossip
Kur të hiqni xhupat, ky trend i ri do t’i fiksojë të gjitha femrat në pranverë (FOTO)

Kur të hiqni xhupat, ky trend i ri do t’i fiksojë të gjitha femrat në pranverë (FOTO)

Në epokën e të qenit autentike, xhaketa e xhinsit është veshja më e re që do ta shihni kudo në 2018-n.

Pak ditë më parë, Rita Ora u shfaq e veshur me xhins nga koka te këmbët në javën e çmimeve “Grammy”. Përpos pantallonave xhins, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte xhaketa e saj e gjerë që binte në sy për stilin e veçantë.

Në sfilatën e Marc Jacobs, vjeshtë-dimër 2017, u prezantuan xhaketat xhins në ngjyrë të lehtë dhe të errët, për ditët kur palltot dhe xhupat janë të tepërta. Rihanna gjithashtu ka sjellë këtë trend për 2018-n me xhaketën e saj Balenciaga e saj. Gigi Hadid gjithashtu.

Megjithatë të veshësh një xhaketë xhins çdo ditë mund të bëhet pak e mërzitshme. Mënyra sesi e kombinon e bën atë të ndjehet e freskët dhe interesante.

Gjatë muajve në vijim, kur të jeni lodhur nga palltot e rënda dhe xhupat “oversize”, zgjidhni një xhaketë xhins, ndërsa ne ju sjellim disa ide kombinimesh apo modelesh që do t’ju bëjnë të dukeni shumë me stil, si këto vajza shqiptare.

Rita Ora

Anxhelina

 

Lori Hoxha

 

Kida

Erisa Kaçupi

Irena Kita

Jonida Maliqi

Dhurata Dora