Në ditëlindjen e saj, këngëtarja shqiptare emocionon me dedikimin për bashkëshortin e ndjerë: Ti më… – AlpeGossip
Në ditëlindjen e saj, këngëtarja shqiptare emocionon me dedikimin për bashkëshortin e ndjerë: Ti më…

Në ditëlindjen e saj, këngëtarja shqiptare emocionon me dedikimin për bashkëshortin e ndjerë: Ti më…

Ajo është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura dhe ditën e sotme Valbona Mema feston ditëlindjen. Por ndryshe nga të gjithë që presin të marrin dedikime në ditën e lindjes, ajo ka zgjedhur të bëjë një dedikim të ndjerë për të ëmën dhe bashkëshortin që nuk jeton më.

Me një foto të saj të publikuar në Instagram ajo ka felenderuar nënën që i dha jetën dhe bashkëshortin që e bëri nënë.

“Sot data 27 qershor. Lindi fëmija i fundit i familjes Mema. Ajo kur lindi nuk qau, por këndoi. Një fëmijëri jo si të gjithë të tjerët sepse prindërit e kësaj vajzës nuk ja plotësonin dot dëshirat sepse ishin shumë fëmijë, e nuk mundeshin. Më pas kjo vajzë po rritej, e bashkë me të rritej edhe ëndrra e saj që një ditë të ishte një këngëtare sepse ajo flinte me këtë ëndërr. Më pas ajo vajzë njihet me një djalë sepse edhe djali ishte rritur me muzikën dhe u dashurua me këtë vajzën, u martuan, lindën dy fëmijë. Por një ditë ai djali u sëmur dhe iku për të mos u kthyer më fizikisht, por përjetësisht jeton në zemrën e kësaj vajze. Ajo vajza quhet Valbona Mema dhe sot unë kam ditëlindjen time. Faleminderit nëna ime që më solle në jetë. Faleminderit Sokol që më dhe emrin nënë. Faleminderit!”- shkruan këngëtarja mbi foton e postuar.