Të veshur me tanga dhe streçe, aktori shqiptar tregon momentin e sikletshëm që kaloi tek “Kënga Magjike” – AlpeGossip
Të veshur me tanga dhe streçe, aktori shqiptar tregon momentin e sikletshëm që kaloi tek “Kënga Magjike”

Të veshur me tanga dhe streçe, aktori shqiptar tregon momentin e sikletshëm që kaloi tek “Kënga Magjike”

I ftuar në emisionin “Thumb” ka qenë aktori dhe regjisori Erion Isai. Ai ka qenë një ndër figurat e preferuara të “Portokalli”-së derisa bashkë me Bes Kallakun vendosën të largoheshin nga programi i humorit. Teksa ka biseduar me moderatoret Erioni ka kujtuar një episod humoristik nga bashkëpunimet e tij në rol me Besin. Ata u shfaqën si dy prezantues në “Kënga Magjike” edhe pse nuk i lanë jashtë festivalit dy rolet e “Instagirls”.

“Tek Kënga Magjike tek momenti i InstaGirls ne na veshi Joni Peçi dhe ai e kishte marrë shumë seriozisht këtë gjë. Kishte menduar street, tangat të gjitha edhe pse nuk dukeshin. Nga dera deri në fund të numrit Besit tangat i masakronin pjesët që nuk janë për tangat dhe fatalja ishte kur ra me takat. Ajo nuk ishte në skenar.

Besi është njish për incidente.”,- është shprehur Erioni duke zbuluar se në fakt ajo që dukej si pjesë e numrit ishte një incident i dhimbshëm për Besin, momenti kur u rrëzua në skenë.