Shifra marramendëse / Hoteli ku Afërdita Dreshaj po kalon muajin e mjaltit kushton sa qimet e kokës – AlpeGossip
Shifra marramendëse / Hoteli ku Afërdita Dreshaj po kalon muajin e mjaltit kushton sa qimet e kokës

Shifra marramendëse / Hoteli ku Afërdita Dreshaj po kalon muajin e mjaltit kushton sa qimet e kokës

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl u martuan në datën 29 qershor në Miami në një dasmë madhështore, pranë miqve dhe familjarëve më të ngushtë. Ditën e djeshme për Afërditën ka ardhur një surprizë shumë e bukur nga bashkëshorti i saj, bëhet fjalë për muajin e mjaltit.

 

Ata janë nisur drejt St. Lucia një nga ishujt më të bukur në botë, në brigjet e Karaibeve. Kërkimet e bëra nga revistawho.com kanë zbuluar se resorti ku çifti i ri po qëndron është një ndër më luksozët dhe më romantikët në ishullin në fjalë. Quhet ‘Jade Mountain’ dhe përveçse ofron pamje të mrekullueshme nga bukuritë natyrore të ishullit, në të ndërthuret luksi dhe rehatia. Një natë në resortin luksoz kushton mbi 2000$. Dhomat kanë xhakuzi dhe pishinë të brendshme për të mos përmendur rehatinë në mobilim. Afërdita është padyshim një vajzë me fat!