Gjiko kërkon falje që e zuri peshkaqenin! Merr ftesë për mbrojtjen e kafshëve në Maldive (VIDEO) – AlpeGossip
Gjiko kërkon falje që e zuri peshkaqenin! Merr ftesë për mbrojtjen e kafshëve në Maldive (VIDEO)

Gjiko kërkon falje që e zuri peshkaqenin! Merr ftesë për mbrojtjen e kafshëve në Maldive (VIDEO)

Hip hop superylli shqiptar, Gjiko, ka kërkuar falje për veprimet e tij me një peshkaqen në Maldive.

Ylli shqiptar ka qëndruar së fundmi në Maldive me të dashurën e tij, Elita Rudi, ku kanë shijuar momente në rivierën e bukur.

Gjatë këtyre pushimeve, Gjiko si i apasionuar pas peshkimit, në kërkim të ndonjë peshku, arriti të kapë një peshkaqen, me të cilin xhiroi një video të cilën e postoi në rrjetin social Instagram.

Kjo ka irrituar qytetarët e Maldives dhe aktivistët për mbrojtjen e kafshëve, të cilët kanë kërkuar të ndërmerren masa në nivel global ndaj reperit dhe të mos i lejohet më hyrja në Maldive. Ishte Shaff Naeem ai që denoncoi rastin e Gjikos.

Megjithatë, vet reperi me anë të një video dërguar Shaf Naeemit duke ju drejtuar qytetarëve në Maldive dhe aktivistëve të mbrojtjes së kafshëve ka kërkuar sinqerisht falje.

Ai potencoi se është fuqishëm kundër vrasjes së kafshëve dhe torturimit të gjallesave të rralla në botë, teksa shtoi se ai nuk e ka vrarë peshkaqenin, por menjëherë e ka kthyer në ujërat e brigjeve të Maldives.

Gjiko potencoi se mezi pret që të marrë pjesë në fushatat për mbrojtjen e kafshëve, kurse kërkim falja është pranuar nga Shaff Naeem që publikisht ka ftuar Gjikon në Maldive për të lundruar së bashku dhe për t’u njoftuar nga afër me peshkaqenët dhe të ngritet vëmendja për mbrojtjen e tyre.

GJIKO and me had a talk on the phone and he's apologised for his actions. He's going to be very actively working with me to raise awareness for the importance of the protection for Sharks in Maldives. He's going to be in the Maldives very soon and I'm going to take him diving with Sharks and show him the beauty of these magnificent creatures. Change can be achieved through awareness and education. Respect GJIKO, looking forward to working with you soon! IUCN Mission Blue​ Ocean Geographic​ Whale Shark Network Maldives Shark Angels Shark Online Project AWARE Foundation WWF​ Kuredu Island Resort Avalon Environmental Protection Agency of Maldives Ministry of Fisheries and Agriculture ​ Erich Ritter SharkSchool Sharkproject​ Red Bull​ Avalon Club Luzern​ Sky News BuzzFeed BBC News BBC Earth CNN​ Blick​ stern Shark Addicts​ Sharkwater​ The Guardian​ ARBER ENTERTAINMENT Redbox IUCN Maldives Inner Maldives Holidays Underwater360

Posted by Shaff Naeem on Tuesday, January 30, 2018

“Gjiko dhe unë biseduam në telefon dhe ai kërkoi falje për veprimet e tij. Ai do të punojë në mënyrë aktive me mua për të ngritur vëmendjen për mbrojtjen e peshkaqenëve në Maldive. Ai do të jetë me mua në Maldive shumë shpejt dhe do të zhytemi në ujëra me peshkaqenët për t’ia treguar atij bukuritë e këtyre krijesave të magjishme. Ndryshimi mund të arrihet me anë të ngritjes së vëmendjes dhe edukimit. Respekt Gjiko, mezi pres të punoj me ty”, ka shkruar Shaff Naeem në Facebook, transmeton Telegrafi.

Duket se qytetarët dhe aktivistët e mbrojtjes së kafshëve kanë mirëpritur gatishmërinë e Gjikos për të kërkuar falje dhe për të kontribuar në promovimin e mbrojtjes së gjallesave të ralla të natyrës, pasi që si duket edhe në aspektin global Gjiko është i respektuar si reper.

Ajo që të bëri të një kohë të qashë, mund të të bëj të qeshë.