“Ndihemi në qiell të shtatë”, motra e Bes Kallakut flet për Ajkën e vogël – AlpeGossip
“Ndihemi në qiell të shtatë”, motra e Bes Kallakut flet për Ajkën e vogël

“Ndihemi në qiell të shtatë”, motra e Bes Kallakut flet për Ajkën e vogël

Javën e kaluar çifti shumë i dashur nga publiku, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj u bënë për herë të parë prindër. Xhensila solli në jetë një vajzë të cilën ata e pagëzuan me emrin e veçantë Ajka.

E ftuar tek “Rudina” ditën e sotme, motra e Besit, Ana ka treguar më shumë për vogëlushen duke u shprehur se e gjithë familja është në qiellin e shtatë.

“Jam aq e lumtur tani që jam bërë hallë, sa më duket sikur jemi në parajsë. Ndihem si në qiellin e shtatë. Uroj që atyre t’u shkojë çdo gjë mbarë! Për ne është lumturi e madhe”, është shprehur Ana.

E pyetur se kujt dëshiron t’i ngjajë Ajka, Ana u përgjigj: “Në pamje ti ngjajë Xhensilës se është yll e bukur, por dua që të ketë një zemër të madhe si të Besit”.