I vdes pacientja që i injektoi mbushës te vithet, arratiset doktor “Bum Bum-i” – AlpeGossip
I vdes pacientja që i injektoi mbushës te vithet, arratiset doktor “Bum Bum-i”

I vdes pacientja që i injektoi mbushës te vithet, arratiset doktor “Bum Bum-i”

Një kirurg plastik në Brazil, i njohur ndryshe si ‘Doktor Bum-bum’ është në arrati pasi i vdiq një pacientë së cilës i kishte injektuar mbushës tek vithet.

46-vjeçarja Lilian Calixto e cila punonte si menaxhere e një banke udhëtoi për në Rio de Janeiro për t’iu nënshtruar procedurës në shtëpinë e kirurgut të njohur të yjeve Dr Denis Furtado. Por, ajo u sëmur gjatë procedurës.

Procedura përfshin injektimin e një mbushjeje me xham akrilik. Mjekët e spitalit ku ajo u shtrua deklaruan se , pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, Lilian ishte pa ndjenja dhe vdiq të dilën në mëngjes. Por, arsyeja e saktë e vdekjes së saj nuk është konfirmuar ende.

Policia vendase njoftoi:

Dr. Furtado e dërgoi në një spital, por gjendja e saj shëndetësore u përkeqësuar dhe ajo vdiq disa orë më vonë.”
Pas ngjarjes ai u zhduk dhe një gjykatë ka nxjerrë urdhër për arrestimin e tij.

Doktor Bum Bum-i është shfaqur shpesh herë në televizionet braziliane dhe ka afërsisht 650 mijë ndjekës në llogarinë e tij në Instagram.