Të gjithë sytë tek ajo! Angelina Jolie na magjepsi me elegancën e saj (FOTO) – AlpeGossip
Të gjithë sytë tek ajo! Angelina Jolie na magjepsi me elegancën e saj (FOTO)

Të gjithë sytë tek ajo! Angelina Jolie na magjepsi me elegancën e saj (FOTO)

Angelian Jolie është një ndër aktoret më të preferuara në të gjithë botën, e cila është fituese e Çmimit Oscar dhe një ikonë e modës. Sot aktorja e famshme i ka bërë të gjithë të kthejnë sytë nga ajo me elegancën që shfaqi gjatë pjesëmarrjes së saj në festën e organizuar për 200 vjetorin e Shërbimit, Përkujtimit dhe Dedikimit të Urdhrit më të shquar të Shën Michael dhe Shën Gjergjit në Katedralen e Shën Palit në Londër.

43-vjeçarja shkëlqeu porsi një yll, teksa u shfaq e veshur me një fustan të fildishtë ndërsa në kokë mbante një kapele. Gjatë gjithë kohës ajo u shfaq e buzëqeshur dhe rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me elegancën e saj.

Angelina nuk u nda asnjë moment nga fansat e saj të shumë të cilët ishin mbledhur për ta takuar dhe për të biseduar me aktoren e tyre të preferuar.