Armina Mevlani shtatzënë?! Flet më në fund blogerja: Mjaft më U LODHA me… (FOTO) – AlpeGossip
Armina Mevlani shtatzënë?! Flet më në fund blogerja: Mjaft më U LODHA me… (FOTO)

Armina Mevlani shtatzënë?! Flet më në fund blogerja: Mjaft më U LODHA me… (FOTO)

Prej disa kohësh në mediat rozë është përfolur për një shtatzëni të mundshme të blogeres Armina Mevlani. Zërat mbi këtë çështje nisën të qarkullonin pas disa fotove ku Mevloani dukej me barkun disi të rrumbullakosur.

Por siç ka shpjeguar së fundmi vetë ajo, jo vetëm që nuk është në pritje të ëmbël, por për momentin nuk ka ndërmend të bëhet nënë. Në një seri pyetjesh që i kanë bërë fansat në Instagram, Armina i është përgjigjur edhe pyetjes në lidhje me shtatzëninë.

“Jooo! Dhe u lodha me të gjithë mediat që përdorin këtë gjë për lajm! Nuk mund të luhet me të tilla gjëra. Nuk jam dhe për momentin nuk e kam ndërmend. Është diçka e bekuar nëse vjen, por nëse jo, do doja të prisja akoma.”-është shprehur fashionista duke mohuar kështu të gjithë zërat që pretendonin se ajo dhe partneri Shkëlzen Berisha së shpejti do të bëheshin prindër.