Ori Nebiaj tregon pse pranoi të prezantojë “Pushime On Top”, ja si është një ditë e zakonshme për të në jug – AlpeGossip
Ori Nebiaj tregon pse pranoi të prezantojë “Pushime On Top”, ja si është një ditë e zakonshme për të në jug

Ori Nebiaj tregon pse pranoi të prezantojë “Pushime On Top”, ja si është një ditë e zakonshme për të në jug

Prej disa ditësh në ekranin e ‘Top Channel’ ka startuar një program i ri, i përditshëm i quajtur ‘Pushime On Top’. Ky format i prezantuar nga Ori Nebiaj dhe Flori Gjini, është ideuar të jetë tërësisht në terren duke sjellë më pranë publikut atë që ndodh realisht muajt e verës në jugun e Shqipërisë.

Prezantuesja e këtij emisioni, Ori Nebiaj ka treguar në një intervistë për ‘Panorama Plus’ se përse pranoi të bëhet pjesë e një programi që është çdo ditë në transmetim dhe mbi të gjitha jashtë studios dhe sesi është tani një ditë e saj.

‘Më propozuan dy formate, njëri në studio dhe tjetri në breg të detit. Vendosa të rrezikoj dhe të jem jashtë studios, pasi nuk mund t’i thoja jo detit. Ky format ka emocione dhe adrenalinë edhe pse cdo ditë është tejet impenjative, aq sa ende s’kam mundur të lahem në det’-ka thënë Ori.

Duket se e gjithë dita e saj nis dhe përfundon duke punuar.

‘Dita nis me mëngjesin dhe më pas me një plan të paracaktuar pune, ekipet ndahen dhe ne nisemi sipas destinacioneve apo personazheve për të xhiruar. Më pas kthehemi dhe bëhemi gati për transmetim në orën 18:00. Pas tij, menjëherë ulemi bashkë dhe bëjmë planet për ditën tjetër’-ka treguar gazetarja për eksperiencën e saj të re.

Nebiaj sot ka ditëlindjen, të cilën e ka pritur me miqtë dhe kolegët e saj në një prej lokaleve të jugut.