Një tjetër RISI: ‘Thonjtë- laps’ nuk mund të ishin më të çuditshëm se kaq – AlpeGossip
Një tjetër RISI: ‘Thonjtë- laps’ nuk mund të ishin më të çuditshëm se kaq

Një tjetër RISI: ‘Thonjtë- laps’ nuk mund të ishin më të çuditshëm se kaq

A mendoni se ka ngelur ndonjë lloj modeli thonjsh pa u shpikur nga estetistet e ditëve të sotme?

Ju prezantojmë krijimin e fundit, “thonjtë- laps” nuk mund të ishin më të çuditshëm se kaq.

Një qendër estetike me emrin Nail Sunny dhe me vendndodhje në Moskë, duket se ka marrë patentën e krijimit të çudirave në thonjtë e klientëve. Krijimi i tyre më i fundit janë këta thonj, që siç mund ta shkihni janë në formën e lapsave me ngjyra dhe për më tepër janë krejtësisht funksionalë.

Po, tamam siç e kuptuat! Tani mund të vizatoni me thonj, sigurisht nëse merrni ndopak erë nga vizatimi. Në të kundërt mund të zgarrvisni. Ama për të krijuar këtë model janë përdorur lapsa të vërtetë që janë fiksuar më pas në vend me ndihmën e xhelit.

Crayon nails ? #nailsunnytutorial video by @edo_movs

A post shared by Nail Sunny (@nail_sunny) on

Procedura ër krijimin e tyre merr të paktën 2- 3 orë dhe duhet thënë se i ngjan një operacioni kirurgjikal.

Kush do ta merrte mundimin të kalonte 2- 3 orë të jetës për të patur në dorë një palë thonj të tillë?