Të dashuruar pas djathit / Ç’iu kanë thënë deri tani nuk është e vërtetë (FOTO) – AlpeGossip
Të dashuruar pas djathit / Ç’iu kanë thënë deri tani nuk është e vërtetë (FOTO)

Të dashuruar pas djathit / Ç’iu kanë thënë deri tani nuk është e vërtetë (FOTO)

Për të gjithë adhuruesit e djathit kaçkavall, ka një lajm të mirë. Shpesh kemi dëgjuar se yndyra e tij nuk është e shëndetshme për zemrën, por studimet e bëra së fundmi tregojnë të kundërtën.

Nga eksperimentet rezultoi se as djathi dhe as produkte të tjera si qumështi nuk rrisin shanset për të shkaktuar probleme në zemër.

Ekspertët thonë se shpesh herë konsumatorët marrin informacione të gabuara rreth ushqimeve dhe dietave që duhet të ndjekin.

Përkundrazi, acidet yndyrore që gjenden tek bulmetrat, ulin shanset e vdekjes nga problemet kardiovaskulare.

Gjithesesi ajo çfarë bëjnë me dije dietologët është mbajtja e një ekuilibri ushqimor. Me pak fjalë, mund të konsumoni djath kaçkavall pa u shqetësuar për zemrën, por mos e kaloni masësn!