Moderatorja e njohur pranon PUBLIKISHT të metat! Ja çfarë do të ndryshoj te vetja… – AlpeGossip
Moderatorja e njohur pranon PUBLIKISHT të metat! Ja çfarë do të ndryshoj te vetja…

Moderatorja e njohur pranon PUBLIKISHT të metat! Ja çfarë do të ndryshoj te vetja…

Luana Vjollca edhe këtë të shtunë ka shkëlqyer në emisionin e saj të përjavshëm “Shiko kush Luan”. Në këtë puntatë moderatorja simpatike na ka zbuluar edhe disa lajme eskluzive për veten e saj.

Gjatë lojërave të programit Luana bashkë me të ftuarit janë vënë përballë pyetjeve të sikletshme. Madje ajo ishte e vetmja që pranoi të konsumonte një spec djegës në vend të kthimit të një përgjigjeje.

Pas pyetjes së Butrintit për të zbuluar një emër me të cilin do të bashkëpunonte në muzikë, për moderatoren e njohur erdhi një pyetje tjetër e cila e vuri pak në siklet. Edhe pse është mësuar t’i kalojë situatat me sportivitet, kësaj here, Luana u ndal pak, pasi ishte fjala për të metat.

“Ok, po e them publikisht. Të gjithë këtu ankohen për mua që nuk jam korrekte, që vonohem me orë sa herë kemi regjistrime. E di, e pranoj. Por mami im do thoshte ‘nervi’ meqë jam pak nevrike”, tha ajo pas pyetjes se çfarë donte të përmirësonte tek vetja.

 

Me thënë të drejtën Luana nuk të transmeton idenë e një vajze nevrike, por ja që qenka e vërtetë.