NË PRITJE TË ËMBËL/ Xhensila nuk e ndal palestrën as gjatë shtatzënisë, tregon barkun e rrumbullakosur – AlpeGossip
NË PRITJE TË ËMBËL/ Xhensila nuk e ndal palestrën as gjatë shtatzënisë, tregon barkun e rrumbullakosur

NË PRITJE TË ËMBËL/ Xhensila nuk e ndal palestrën as gjatë shtatzënisë, tregon barkun e rrumbullakosur

Xhensila Myrtezaj ka vendosur që në shtatzëninë e dytë të jetë më aktive në rrjete sociale duke postuar shpesh momente nga dita e saj. Së fundmi këngëtarja ka postuar një video ku ushtrohet për ta mbajtur trupin në formë dhe për ta patur sa më të lehtë shtatzëninë.

Xhensila nuk e ndal palestrën as gjatë shtatzënisë, tregon

Pak kohë më parë ajo dha edhe disa këshilla për vajzat e gratë.

Për të gjitha mikeshat virtuale që ndodhen në të njëjtat kushte të bekuara, por edhe të shoqëruara me dhimbje muskujsh, shtim në peshë (gjë që është normale) sugjeroj të bëni aktivitetin tuaj normal në sport, vrap, yoga, kërcim dhe shumë ecje. I gjithë sekreti qëndron tek sensi i masës. Secili nga ne ka një ritëm jete të ndryshëm. Mundohuni brenda asaj që ju përballoni, ta ndihmoni veten me pak aktivitete fizike. Kjo është eksperienca personale që dua ta ndaj me ju. Por këshilloj të konsultoheni me specialistin (mjekun) pasi shtatzënitë nuk janë të njëjta. Në vazhdim dua që të bashkëudhëtojmë në mënyrën se si unë kam gjetur veten për të qenë e qetë e për ta shijuar më shumë bekimin e shtatzënisë. Një udhëtim plot me emocione hormonale të ndryshme, pasiguri, të qara, dhimbje fizike, lumturi, përmbushje…”, shkruan Xhensila.