Studio të REJA për të gjithë/ Ja moderatorët që paralajmëruan NDRYSHIME rrënjësore për emisionet e tyre (FOTO) – AlpeGossip
Studio të REJA për të gjithë/ Ja moderatorët që paralajmëruan NDRYSHIME rrënjësore për emisionet e tyre (FOTO)

Studio të REJA për të gjithë/ Ja moderatorët që paralajmëruan NDRYSHIME rrënjësore për emisionet e tyre (FOTO)

Sezoni i ri që pritet të nisë do të ketë shumë surpriza për teleshikuesit, si nga ana e moderatorëve ashtu dhe nga ndryshimet që do t’ju ndodhë programeve.

“E diela shqiptare”, “Opinion”, “Duplex” dhe mesa duket sëfundmi dhe “Pasdite në Top Channel” do të shfaqen para teleshikuesve me ambiente të reja, shkruan AlpeNews.al

I pari që e ndau këtë lajm me fansat ishte Turi. Ai tregoi një video nga një ambient ku po punohej, dhe meqë Turi u “shpërngul” bashkë me grupin e tij në Klan Plus tregoi se studio të reja do ketë edhe për Duplex, programin në vend të “Apartamentit 2XL”. Turi e poston ndonjë foto herë pas here dhe deri tani kemi parë vetëm mure gri e rrëmujëra nëpër këmbë.

Edhe Ardit Gjebrea ju tregoi fansave që emisioni i tij do të ndryshonte. Emisioni “E Diela Shqiptare” është një ndër programet më të ndjekura. Mirëpo me nisjen e sezonit të ri sikurse edhe është paralajmëruar, “E diela Shqiptare” do të ndryshojë skenografinë e saj.
Ardit Gjebrea nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instagram ka lajmëruar ndjekësit e tij se tashmë kanë nisur punimet për studion e re.
“Po fillon një studio e re të ndërtohet. ‘E Diela Shqiptare’ në sezonin e ardhshëm, me shtëpi të re”, shkruan Ardit Gjebrea.

Vetëm dy ditë pas Ardit Gjebreas, reagoi dhe Blendi Fevziu. Pas zërave për largimin e tij nga Klani, ai tregoi që jo vetëm që nuk do të largohej nga televizioni, por po përgatitej për t’u zhvendosur në një ambient të ri.
Një studio e re dhe shumë më e madhe po bëhet gati në dispozicionin e tij dhe të stafit për sezonin e ardhshëm.
Lajmin e bëri të ditur vetë Blendi me anë të Instagramit duke treguar punimet për sution me nënshkrimin: “Nën ndërtim”.

Prej disa ditësh në media është përfolur se gazetarja Bieta Sulo do të jetë prezantuesja e re e “Pasdite në Top Channel’. Larg e larg por në njëfarë mënyre na e tha. Bieta Sulo në sezonin e ardhshëm do të ketë një studio, të re. Nuk e dimë nëse do të jetë apo jo kryeredaktore e “Top Shoë” ama një program të vetin do të nisë nga shtatori. Ka postuar një video me të birin në krah teksa i rrinë në kokë punimeve në një studio dhe shkruan: “Duke i ndenjur punës mbi kokë, për projektin e ri të mamës”.

Përgatiti AlpeNews.al

Duke i ndenjur punës mbi kokë, për projektin e ri të mamës 😉

A post shared by Bieta Sulo (@bietasulo) on

Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë!