DETAJE TRONDITEËSE/ Zbulohet kush e detyroi Britney Spears të DIVORCOHEJ 55 orë pas martese dhe… – AlpeGossip
DETAJE TRONDITEËSE/ Zbulohet kush e detyroi Britney Spears të DIVORCOHEJ 55 orë pas martese dhe…

DETAJE TRONDITEËSE/ Zbulohet kush e detyroi Britney Spears të DIVORCOHEJ 55 orë pas martese dhe…

Nëna e Britney Spears, Lynne, ka qenë ajo që e detyroi këngëtaren të anulonte martesën e saj 55-orëshe me mikun e fëmijërisë, Jason Alexander. Kështu pretendon avokati i divorcit të tyre, Mark Goldberg, sipas “Daily Mail”.

Mark, i cili tashmë është në pension, thotë se as këngëtarja dhe as Alexander nuk donin që martesa të prishej, por u detyruan ta bënin këtë nga Lynne Spears dhe ekipi menaxhues i Britney-t.

britney spears (5)

Ishte e ëma ajo që ndërhynte në jetën e vajzës së saj“,- tha Goldberg për “Daily Mail”.

britney spears (1)

Gjithashtu, edhe ish-bashkëshorti i saj ka vendosur që të flasë, duke u shprehur se ishin disa forca kontrolluese që i detyruan t’i jepnin fund martesës.

britney spears (2)

Disa burra veshur me të zeza, së bashku me nënën e saj dhe pjesëtarë të tjerë të familjes erdhën dhe na bënë të firmosnim një dokument nën presion për t’i dhënë fund martesës. Ne nuk donim ta anulonim. Ata na gënjyen. Ajo ishte e gjitha për të kontrolluar Britney-n dhe paratë e saj.“- është shprehur Jason.

britney spears (3)

Në janar të vitit 2004, Spears u martua me Alexander-in në Las Vegas. Betimet u anuluan 55 orë më vonë nga një peticion që thoshte se Britney nuk ishte plotësisht e vetëdijshme për vendimet që po merrte.

britney spears

Ajo ka jetuar një makth shumë më keq sesa çdokush mund ta imagjinojë, për shumë më gjatë sesa njerëzit mund ta kuptojnë”-vazhdon më tej ai.

britney spears (2)

Ai ka shtuar se familjarët e Britney-t e kanë mashtruar për t’i dhënë fund martesës, sepse sipas tyre nëse ata do të vazhdonin të qëndronin bashkë mund t’i shkatërronin karrierën Britney-t.

britney spears (6)