Enca “DOGJI” Instagramin me Daddy Yankee. Ai dhe pornostarja i shkruajnë… (FOTO) – AlpeGossip
Enca “DOGJI” Instagramin me Daddy Yankee. Ai dhe pornostarja i shkruajnë… (FOTO)

Enca “DOGJI” Instagramin me Daddy Yankee. Ai dhe pornostarja i shkruajnë… (FOTO)

Mbrëmjen e së premtes Daddy Yankee e elektrizoi sheshin Skënderbej me performancën e mbajtur në koncertin që u ndoq nga mijëra qytetarë. Madje këngëtari puerto rican i gëzoi të gjithë kur bëri shqiponjën me duar dhe u shpreh i lumtur për vizitën në Shqipëri.

Në të njëjtin koncert, këndoi edhe Enca e cila u shfaq si gjithnjë shumë seksi dhe e ndezi atmosferën. Dje Enca ka publikuar disa foto me Daddy Yankee ku shfaqen duke biseduar e qeshur me njëri-tjetrin.

Në një nga fotot këngëtarja dhe Daddy Yankee po përqafohen. “Ishte kënaqësi të të kisha në Tiranë dhe të performoja në të njëjtën skenë me ty. Energjia jote ishte e mrekullueshme. Zoti të bekoftë”, shkruan Enca.

Në këtë kolazh fotosh ka komentuar edhe pornostarja e njohur Kendra Lust e cila njihet për shoqërinë me Encës së cilës i ka shkruar një emoji me duart e ngritura lart ndërsa Enca ia ka kthyer me një zemër. Në këto foto ka komentuar edhe vetë Daddy Yankee i cili ka shkruar flamurin e Puerto Ricos, një trëndafil dhe flamurin shqiptar.