AKTORJA E NJOHUR I JEP FUND BEQARISË/ Dalin fotot nga dasma madhështore (FOTO) – AlpeGossip
AKTORJA E NJOHUR I JEP FUND BEQARISË/ Dalin fotot nga dasma madhështore (FOTO)

AKTORJA E NJOHUR I JEP FUND BEQARISË/ Dalin fotot nga dasma madhështore (FOTO)

Aktorja turke, Ozge Ozder e cila u bë shumë e njohur për publikun shqiptar falë rolit të saj si Emel në serialin ‘Shtëpiake të Dëshpëruara’, i ka dhënë fund beqarisë.

Aktorja ditën e djeshme ka kurorëzuar dashurinë disa vjeçare me këngëtarin turk Sinan Guleryuz, i cili është 8 vite më i vogël se ajo.

Siç kanë treguar dhe mediat turke, dasma ishte madhështore dhe e zhvilluar në një nga lokalet më të njohura në Turqi. Të ftuar në të ishin edhe disa nga aktorët më të famshëm si Gözde Kansu, Begüm Birgören, Aslı Tandoğan, Nebahat Cehre e shumë të tjerë.

Të pranishmit kishin shpërndarë shumë foto të çiftit të sapomartuar, ku Emel tërhoqi vëmendjen me fustanin e veçantë që kishte zgjedhur.