Çfarë pëlqejnë VIP-at… në krevat! Nga Angelina Jolie tek Eva Longoria dhe… – AlpeGossip
Çfarë pëlqejnë VIP-at… në krevat! Nga Angelina Jolie tek Eva Longoria dhe…

Çfarë pëlqejnë VIP-at… në krevat! Nga Angelina Jolie tek Eva Longoria dhe…

Ka nga ato që preferojnë ëmbëlsinë dhe romanticizmin ose që duan më shumë aksion në momentet më intime, kur janë duke bërë seks.

Eva Longoria

Bën pjesë te kategoria e dytë, edhe pse pranon që në seksin ekstrem pak ëmbëlsi nuk prish punë. “Më pëlqen të më lidhin në krevat kur bëj seks. E rëndësishme është të më lidhësh me diçka që ngjan me mëndafshin, më saktë të jetë mëndafsh. Më pëlqejnë meshkujt që marrin në kontroll situatën. Ka diçka shumë seksi në faktin që je e nënshtruar”,- ka thënë ajo.

Kirsten Dunst

Por Eva nuk është ylli i vetëm në Hollivud që ka thënë preferencat e saj në lidhje me krevatin. Kirsten Dunst ka bërë një rrëfim mjaft interesant për “Cosmopolitan” se ajo dhe ish-i dashuri i saj, Jake Gyllehaal, kishin bërë seks në një dhomë prove në një dyqan veshjesh dhe kjo ishte një nga eksperiencat më eksituese për të.

Nga ana tjetër, Mel B nuk ka rezistuar dhe e ka lavdëruar shumë bashkëshortin e saj Stephen Belafonte, duke e përshkruar si të vetmin burrë të aftë për ta kënaqur seksualisht. “Me të bëj seks edhe pesë herë në ditë. Duhet ta pranoj që me Stephen jam kthyer në një nimfomane”.

Shumë më “mëmësore” gustot seksuale të Angelina Jolie, që ka treguar se nuk ka pasur kurrë më parë marrëdhënie seksuale më të kënaqshme se ato që ka pasur gjatë shtatzënisë së fundit. “Është shumë më kreative”.

Të bësh seks në makinë mund të duket një zgjedhje aspak komode, sidomos për yjet e Hollivudit që mund t’i lejojnë vetes suita miliona dollarëshe nëpër botë. Por Kate Moss ka deklaruar para disa kohësh se i pëlqen të bëjë seks në vende të çuditshme. “Më pëlqen të bëj seks në vendet më të pamenduara dhe në pozicionet më të çuditshme. Jam një fanse dhe praktikuese e kamasutrës”,- ka thënë ajo.

Aktorja Scarlett Johansson në një intervistë që ka dhënë vetëm për meshkujt te “Playboy” ka deklaruar se nëse është në humorin e duhur dhe do të bëjë diçka transgresive, do t’i pëlqente të bënte seks në makinë.