KËNGËTARJA E NJOHUR/ Sajon një histori horror për të fshehur operimet plastike (FOTO) – AlpeGossip
KËNGËTARJA E NJOHUR/ Sajon një histori horror për të fshehur operimet plastike (FOTO)

KËNGËTARJA E NJOHUR/ Sajon një histori horror për të fshehur operimet plastike (FOTO)

Shpesh njerëzit e famshëm kanë frikë nga opinioni publik. Edhe kur ata duan që të bëjnë ndërhyrje plastike përherë ekziston ajo frika që fansat nuk do të mirëpresin vendimin.

Carrie Underwood është një këngëtare që vjet deklaroi që pësoi një aksident të rëndë dhe pati rreth 30 qepje në fytyrë. Ajo nuk doli në publik për rreth një vit, por dalja e saj e parë shokoi botën. Fytyra e saj nuk kishte asnjë shenjë, madje dukej dhe më e rinuar se më parë. Gazetarët nisën që të spekulonin, por Carrie qëndroi e heshtur deri dje.

Ajo deklaroi rreth 5 orë më parë që nuk ka kryer asnjë operim dhe zërat janë thjesht kot. Carrie po ashtu tha që për të hequr shenjat e qepjeve ajo do të bënte gjithçka, por kjo gjë është e pamundur.

Sidoqoftë ju vlerësoni vet nga pamja e fytyrës së saj. Qartësisht aty nuk ka asnjë shenjë të dukshme.