E dimë që është 40 gradë/ Këto xhaketa do të na duhen sapo të fillojë vjeshta – AlpeGossip
E dimë që është 40 gradë/ Këto xhaketa do të na duhen sapo të fillojë vjeshta

E dimë që është 40 gradë/ Këto xhaketa do të na duhen sapo të fillojë vjeshta

Veshjet që kanë qenë në modë këtë verë si fustanet e shkurtra, bluzat “crop top” dhe sandalet elegante do të duhet që ti lëmë pas, pasi shumë shpejt vjen vjeshta dhe temperaturat do të ulen.

Që tani kemi filluar të mendojmë për rifreskimin e gardërobës sonë për stinën e vjeshtës duke menduar për çizmet, xhinset si dhe xhaketat që do të na shoqërojnë gjatë këtyre ditëve. Gjetja e xhaketës së përsosur është sa një zgjedhje e lehtë, po aq dhe e vështirë.

Mirëpo sipas shtëpive të modës këtë vit tendencat më të fundit të xhaketave do të jenë do të jenë nga ato me printime, tek xhaketat të cilat janë frymëzuar nga vitet ’80-të.

Xhaketa me kuadrata

 

Sido që të jetë një xhaketë sportive e frymëzuar nga stili i meshkujve, apo si një mbulesë e gjatë, këtë sezon ato që do të dominojnë do të jenë xhaketat me një printim të kontrolluar që do të tregojnë një pamje të rregullt.

 

 

 

Xhaketat e fiksuara me rrip në mes

Theksoni belin tuaj këtë vjeshtë më një xhaketë me një rrip në mes. Një stil që e ndjek edhe Victoria Beckham dhe që i’u tregon mjaft elegante.

 

 

 

Xhaketa me detaje lëkure deleje

 

Një xhaketë tepër komode, të cilën mund ta kombinoni mjaft mirë me xhinse blu, ose me një veshje femërore me lule për kontrast.

 

 

 

Xhaketë me printime të lëkurës së kafshëve

Sigurohuni që këtë vjeshtë të keni në dollapin tuaj disa xhaketa me printime ekzotike. Leopardi dhe lëkura e gjarprit mbretërojnë në mënyrë të padiskutueshme dhe e bëjnë veshjen tuaj të duket sa më luksoze.

 

 

 

Xhaketë lëkure

Si gjithmonë një xhaketë lëkure është ajo që i duhet secilit prej nesh dhe që të nxjerr nga situata në çdo moment. Këtë sezon xhaketat e lëkurës do të inspirohen nga stili i xhaketave të viteve ’80-të.