KAPELE PËR ÇDO RAST/ Marina Vjollca jep leksione stili për aksesorin e saj të preferuar (FOTO) – AlpeGossip
KAPELE PËR ÇDO RAST/ Marina Vjollca jep leksione stili për aksesorin e saj të preferuar (FOTO)

KAPELE PËR ÇDO RAST/ Marina Vjollca jep leksione stili për aksesorin e saj të preferuar (FOTO)

Nëse keni qenë të vëmendshëm në postimet e moderatores Marina Vjollca, me siguri do e keni vënë re se ajo ka një aksesor që nuk e ndan asnjëherë nga vetja.

E kemi fjalën për kapelet, të cilat Marina i mban në çdo udhëtim apo edhe në përditshmërinë e saj.

Moderatorja duket se zotëron disa modele, teksa gjatë pushimeve buzë detit preferon kapelet prej kashte, ndërsa në dimër mban ato të lëkurës por edhe kapuçat shumëngjyrësh.

Ky pasion i saj për këtë aksesor, nuk ka lindur vitet e fundit pasi prej shumë kohësh Marina është besnike e kapeleve!

Më poshtë, ju rendisim disa nga modelet e kapeleve që janë pjesë e garderobës së moderatores shqiptare.