I gjallë në morg! Burri zgjohet pak para se t’i bënin autopsinë – AlpeGossip
I gjallë në morg! Burri zgjohet pak para se t’i bënin autopsinë

I gjallë në morg! Burri zgjohet pak para se t’i bënin autopsinë

Një i burgosur në Spanjë, i deklaruar si i vdekur u zgjua teksa mjekët po bëheshin gati për të kryer autopsinë. Bëhet fjalë për 29- vjeçarin Gonzalo Montoya Jimenez i cili ishte dërguar në morg dhe gjendej mbi shtratin ku do të kryhej procesi i ekzaminit të shkakut, prej nga ku supozohej se vdiq.

Ndërkohë që 3 mjekët po bënin gati mjetet, një gërrhitje e lehtë i ndali në çast. Nuk kishin të bënin aspak me një kufomë, Gonzalo ishte gjallë!

Drejtorët e spitalit thanë për gazetat lokale se kjo mund të ketë ndodhur si rezultat i katalepsisë, një gjendje ku organizmi nis dhe ngadalësohet, humbin ndenjat, një gjendje që imiton deri diku vdekjen. Kjo lidhet edhe me epilepsinë, nga krizat e së cilës Jimenez vuan shpesh.

Burimi: People