Rita Ora është supersticioze dhe e dëshmoi me këto 3 aksesorë (FOTO) – AlpeGossip
Rita Ora është supersticioze dhe e dëshmoi me këto 3 aksesorë (FOTO)

Rita Ora është supersticioze dhe e dëshmoi me këto 3 aksesorë (FOTO)

Rita Ora na dëshmoi se është shumë supersticioze. Në tapetin e kuq të “Brit Awards 2018” kishte zgjedhur t’i shtonte pamjes së saj shumë bizhuteri, ato që tërhoqën vëmendjen ishin varëset dhe byzylykët me simbolin e syrit.

Këto bizhuteri janë përdorur prej vitesh nga fëmijët te të rriturit, me idenë për të mbajtur larg “syrin e keq”.

Detaji tjetër, që kishte zgjedhur Rita Ora për të qenë me fat në natën më të rëndësishme të muzikës britanike, ishte dhëmbi i saj floriri, mbi të cilin kishte vizatuar simbolin e nusepashkës.

Ky insekt është përdorur për të sjellë fat.