“Ku e blen mallin”/ Aurela Hoxha i kthen përgjigjen “befasuese” fanses: Nuk di si …(FOTO) – AlpeGossip
“Ku e blen mallin”/  Aurela Hoxha i kthen përgjigjen “befasuese” fanses: Nuk di si …(FOTO)

“Ku e blen mallin”/ Aurela Hoxha i kthen përgjigjen “befasuese” fanses: Nuk di si …(FOTO)

Një komentues e ka pyetur këngëtaren Aurela Gaçe se ku e blen mallin që konsumon. Këngëtarja i përgjigjet në mënyrë origjinale, ku i sqaron komentuesit se për këtë do të pyesë prindërit e saj.

Këngëtarja Aurela Gaçe, është e njohur për energjinë e saj në skenë dhe në jetën private. Gaçe është një nga këngëtaret shqiptare më të drejtpërdrejta dhe me një sens humori që e karakterizon. Ky fakt, siç duket ka ngritur “dyshimin” tek një komentues në faqen e Instagramit të Gaçes i cili e pyet se ku e blen mallin.

Përgjigja e saj është sërish origjinale, ku i sqaron komentuesit se do pyesë njëherë prindërit e saj.

“Ta pyes pak Bulen e Agimin. Ata nuk di si më gatuan kështu, por ama, kanë gatuar komplet figurë”, i përgjigjet Aurela.