Përdhunoi dhe vrau një 7-vjeçare/ Publikohen momentet e fundit nga ekzekutimi i 59-vjeçarit – AlpeGossip
Përdhunoi dhe vrau një 7-vjeçare/ Publikohen momentet e fundit nga ekzekutimi i 59-vjeçarit

Përdhunoi dhe vrau një 7-vjeçare/ Publikohen momentet e fundit nga ekzekutimi i 59-vjeçarit

Autoritetet kanë publikuar detaje nga ekzekutimi i një të burgosuri i cili kishte përdhunuar dhe vrarë një 7-vjeçare.

Sipas raportimeve, Billy Ray Irick lëshoi një frymë të fundit teksa qëndronte i lidhur ndërsa fytyra i mori ngjyrë vjollcë pasi iu dha një injeksion vdekjeprurës në Tennessee, SHBA.

59-vjeçari i cili u ekzekutua në sytë e të afërmve të viktimës së tij, Paula Dyer ishte i burgosuri i parë që mori dënimin e ri me vdekje të këtij shteti të SHBA-ve. Përzierja e tre injeksioneve u aplikua për herë të parë në rastin e Billy-t.

Atij iu dha një qetësues që ta vinte në gjumë përpara se një gardian ta godiste duke i bërtitur emrin. Kur i burgosuri u përgjigj, atëherë iu dha substanca që do i merrte jetën.

Irick, i cili kënaqej teksa shikonte vogëlushen Paula kur përpiqej të merrte një grimë ajër pasi e mbyti për vdekje, kishte qëndruar në burg për më shumë se 30 vite përpara se të ekzekutohej.