“Erdha të përkrah ata që më rikthyen buzëqeshjen”/Ambra Meda ka një mesazh emocionues për vëllezërit Keta – AlpeGossip
“Erdha të përkrah ata që më rikthyen buzëqeshjen”/Ambra Meda ka një mesazh emocionues për vëllezërit Keta

“Erdha të përkrah ata që më rikthyen buzëqeshjen”/Ambra Meda ka një mesazh emocionues për vëllezërit Keta

Mbrëmjen e djeshme në Dibër të Madhe dy boksierët shqiptarë Mike Gjetan Keta dhe Ferit Keta u ndeshën me kundërshtarët e tyre dhe arritën të fitonin. Duelin në themel e ndoqën nga afër shumë fansa të vëllezërve e ndërmjet tyre ishte dhe fansja e tyre më e veçantë.

Ambra Meda, fituese e një beteje tjetër kohë më parë, ishte e pranishme në ndeshje për të dhënë përkrahjen për vëllezërit të cilët ajo I konsideron si familje. “Vijnë moment në jetë kur lutesh dhe përlotesh njëkohësisht. Erdha të përkrah ata që dikur dhanë shpirtin që unë të buzëqeshja sërish. Dua tju shoh gjithmonë kështu me fitore të tilla që të ngrejnë zemrën peshë dhe të bëjnë të kuptosh se FAMILJA ËSHTË GJITHCKA!”

Postimin emocionues Ambra e bëri pas dyluftimeve ndërkohë që gjatë tyre ajo hodhi dhe disa video në story ku shihej entuziasmi I saj gjatë përballjeve. Kujtojmë që gjatë kohës kur ajo ishte diagnostikuar me kancerin që më pas fatmirësisht e mundi, vëllezërit Keta ishin një nga mbështetjet e saj më të mëdha. Ata jo vetëm që dhanë ndihmën e tyre financiare për trajtimet ne atë kohë por I qëndruan shumë pranë Ambrës e tani, sic e kanë rrëfyer vetë në intervista, e konsiderojnë njëri tjetrin familje. Dhe si një pjestare e mirë familje, Ambra nuk mund të mungonte e të bënte dedikimin e saj special për dy nga njerëzit më të rëndësishëm për të