Gati për të pushtuar tregun ndërkombëtar/ Mozzik dhe Loredana në gazetën zvicerane pas bashkëpunimit të parë (FOTO) – AlpeGossip
Gati për të pushtuar tregun ndërkombëtar/ Mozzik dhe Loredana në gazetën zvicerane pas bashkëpunimit të parë (FOTO)

Gati për të pushtuar tregun ndërkombëtar/ Mozzik dhe Loredana në gazetën zvicerane pas bashkëpunimit të parë (FOTO)

Vetëm disa orë më parë reperi Mozzik dhe partnerja e tij Loredana kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë. Kënga e tyre e titulluar ‘Bonnie & Clyde’ është publikuar në platformën “Spotify” dhe duket se i ka hapur rrugën shumë projekteve të tjera muzikore në të ardhmen. Të paktën kështu janë shprehur në një intervistë që dyshja ka dhënë për gazetën zviceriane, ’20 Minuten’.

Loredana ka treguar se ky bashkëpunim ishte menduar shumë kohë më parë, ndërkohë që janë duke punuar për këngët e reja si dhe për albumin e saj. Kjo e fundit është shprehur shumë e kënaqur që krahas kohës që kalojnë si partnerë në jetë me Mozzik, tashmë janë gjithmonë bashkë edhe në punë.

Një tjetër detaj që çifti ka zbuluar ka të bëjë me koncertet e tyre. Dyshja do të përqëndrohet tek puna për projektet e reja dhe këtë vit nuk do të jenë të pranishëm në koncerte. Kjo me siguri i detyrohet edhe faktit që Loredana përflitet të jetë shtatzënë.