VERË DHE ROMANCA/ Pas gjithë peripecive, duket se Viola Spiro dhe i dashuri do të … (FOTO/VIDEO) – AlpeGossip
VERË DHE ROMANCA/ Pas gjithë peripecive, duket se Viola Spiro dhe i dashuri do të … (FOTO/VIDEO)

VERË DHE ROMANCA/ Pas gjithë peripecive, duket se Viola Spiro dhe i dashuri do të … (FOTO/VIDEO)

Në fund të muajit prill i dashuri i Viola Spiros, Valentin Selaj, u lirua pas 5 muajsh heqje lirie nga qelitë e paraburgimit në Holandë. Ai dyshohej për trafikim ndërkombëtar droge, por mesa duket moderatoren nuk e ka penguar kjo gjë për të vazhduar lidhjen.

Ata u panë në një nga lokalet e Tiranës muajin e kaluar, ndërsa në këtë mënyrë konfirmuan se romanca vazhdon.

Por a ka ndonjë plan çifti?

Dyshimet nisin pas videos së publikuar në “InstaStory” të moderatores shqiptare. Viola Spiro shfaqet në një sallon nusërie, e veshur me fustanin e bardhë të ngushtë me dantellë.

Dhe e vetmja gjë që na shkon ndërmend është nëse do të kemi ndonjë martesë së shpejti.