NDIHENI TË LODHUR/ Ja 5 veprimet që duhet të bëni ditën e dielë për të lehtësuar javën – AlpeGossip
NDIHENI TË LODHUR/ Ja 5 veprimet që duhet të bëni ditën e dielë për të lehtësuar javën

NDIHENI TË LODHUR/ Ja 5 veprimet që duhet të bëni ditën e dielë për të lehtësuar javën

E diela është dita më e rëndësishme e të gjithë javës. Në këtë ditë të gjithë përpiqen të japin më të mirën, në pastrimin e shtëpisë, kujdesin ndaj familjes apo edhe në pushimin që duhet të bëjnë. Meqenëse shumë njerëz kanë vetëm të dielën pushim, ata duhet të përpiqen të vendosin në rend sa më shumë gjëra.

Ne po ju tregojmë disa veprime që duhet të bëni të dielën për të lehtësuar pjesën tjetër të javës

  1. Pastroni shtëpinë në çdo cep. Kjo është e vetmja ditë kur ju keni mundësi të bëni një gjë të tillë. Dhe nëse ju e pastroni mirë të dielën ditët e tjera nuk është e nevojshme që të pastroni.
  2. Rregulloni çantat. Sistemimi i çantës së fëmijëve, bashkëshortit dhe e juaja është një punë e cila në mëngjesin e së hënës do ju marrë shumë kohë, kështu që më mirë rregullojeni të dielën që keni më shumë kohë.
  3. Blini të gjithë gjërat që ju duhen për javën. Nëse ju blini të dielën ushqimet dhe veshjet e nevojshme, gjatë javës nuk e keni të detyrueshëm kthimin në market.
  4. Përgatisni disa ushqime të cilat rezistojnë në frigorifer.
  5. Bëni një listë të gjërave që duhet të bëni gjatë javës. Nëse keni shkruar në një vend veprimet që ju duhen për javën e keni më të thjeshtë t’i zbatoni ato.