TRENDI MË I RI I INSTAGRAMIT/ Ktheni flokët në vazo lulesh dhe.. (FOTO) – AlpeGossip
TRENDI MË I RI I INSTAGRAMIT/ Ktheni flokët në vazo lulesh dhe.. (FOTO)

TRENDI MË I RI I INSTAGRAMIT/ Ktheni flokët në vazo lulesh dhe.. (FOTO)

Kohët e fundit kemi parë lloj- lloj trendesh të çuditshme në mediat sociale. Së fundmi risia është të ktheni flokët në vazo lulesh, të shkrepni një foto dhe ta postoni atë në profilin tuaj.

 Inspiruar nga kopertinat e revistës “Vogue” këtë muaj në shtete të ndryshme, tendenca për ta kthyer kokën në një vazo lulesh tani është jo vetëm një mënyrë për të tërhequr vëmendje, por edhe një formë për rritur shikueshmërinë e postimeve në Instagram.

Është kaq e thjeshtë, kapni flokët dhe vendosni në to sa më shumë lule që të mundni.

Blogere të famshme të huaja e kanë përqafuar këtë trend pa humbur fare kohë, ndaj tani besojmë se ka ardhur koha të bëjmë edhe ne të njejtën gjë.

Le të vijë sërish pranvera!