JU KA NDODHUR DHE JUVE? Ja 5 situatat e sikletshme gjatë seksit – AlpeGossip
JU KA NDODHUR DHE JUVE? Ja 5 situatat e sikletshme gjatë seksit

JU KA NDODHUR DHE JUVE? Ja 5 situatat e sikletshme gjatë seksit

Na ndodh të gjithëve. Jeni të dy më shumë se gati për një natë të zjarrtë. Jeni përqafuar, puthur, keni hequr edhe rrobat e njëri-tjetrit dhe krejt papritur, shkëndija shuhet.

Në fakt, janë kaq shumë gjëra që mund ta shkatërrojnë momentin, por këto që do të listojmë më poshtë, na ndodhin të gjithëve.

1. Mami merr krejt papritur në telefon.

Është ora 10:30 dhe është e mërkurë. Ajo s’do t’i binte kurrë telefonit nëse s’do të ishte diçka e rëndësishme. Kështu, ti ashtu e zhveshur siç je i thua atij të ndalojë sepse duhet t’i përgjigjesh mamit. E hap dhe asgjë e tmerrshme s’ka ndodhur. Ajo flet rreth 20 minuta me ty që të të tregojë për takimin me shoqet e vjetra. Askush s’do më të bëjë seks pas kësaj!

2. Në mes të puthjeve dhe prekjeve, dëgjoni të dy ca zhurma të çuditshme nëpër shtëpi.

Hmm, e dini që ndodh apo jo? Ti fiksohesh, i thua të ndalojë dhe të dy prisni që zhurma të përsëritet.

3. Njëri prej jush bie nga shtrati dhe tjetri s’e mban dot të qeshurën.

Romanticiteti u zhduk përgjithmonë. Sa ta merrni veten sërish do të duhet goxha punë.

4. Të kujtohet diçka dhe kërkon një argument prej tij në mënyrë urgjente.

Mund të jesh në pozicione aspak të favorshme për të argumentuar, por prit pak. Ç’kuptim kishte ajo që ai tha gjatë kafes së mëngjesit?

5. Kur kuptoni që asnjëri prej jush nuk ka masa mbrojtëse.

Çfarë bëhet në këto raste? Nëse jeni me fat, keni një farmaci poshtë shtëpisë dhe zbrisni pa u menduar 2 herë. Në të kundërt, vendosni ju…