“U NDJEVA I PLOTËSUAR”/ Modeli i famshëm shqiptar flet për ndryshimin e madh që i ndodhi në jetë – AlpeGossip
“U NDJEVA I PLOTËSUAR”/ Modeli i famshëm shqiptar flet për ndryshimin e madh që i ndodhi në jetë

“U NDJEVA I PLOTËSUAR”/ Modeli i famshëm shqiptar flet për ndryshimin e madh që i ndodhi në jetë

Ai njihet si model, por jo vetëm pasi së fundmi Alessio Aliaj është përfshirë edhe në industrinë e muzikës. Prej disa vitesh ai jeton në Australi me bashkëshortën dhe dy fëmijët. Në një intervistë  ai ka rrëfyer se si e priti të bërin prind dhe si vazhdon jeta e tij mes punës dhe familjes.

“Kur erdhi në jetë djali, Elijah Zayn Alia, u ndjeva i plotësuar… Ëndrra ime për të pasur dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë u realizua dhe i jam mirënjohës Zotit dhe Kat për këtë. Puna vazhdon njësoj dhe ndryshimet janë shumë të bukura, sepse jam baba i dy engjëjve” – është shprehur ai.

Më tej i pyetur nëse kujdeset për fëmijët dhe nëse i ka ndërruar ndonjëherë pelenat ai tha: “Po, patjetër kam ndërruar edhe bebelinat. E bëj me gjithë qejf”.

Gjithashtu Alessio tregoi se fëmijëve do t’u mësojë të flasin shqip,pasi për të kjo është shumë e rëndësishme.