CARDI B NUK HEQ DORË NGA SHQIPTARËT/ Reperi bëhet pjesë e klipit të ri të saj – AlpeGossip
CARDI B NUK HEQ DORË NGA SHQIPTARËT/ Reperi bëhet pjesë e klipit të ri të saj

CARDI B NUK HEQ DORË NGA SHQIPTARËT/ Reperi bëhet pjesë e klipit të ri të saj

Cardi B duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me shqiptarët! Pasi disa javë më parë, reperja e hitit “Taki Taki” realizoi setin fotografik për klipin, me shqiptarin Albert Marashi, duket se sërish Cardi B ka zgjedhur një tjetër bashkëkombas tonin!

Klepto, reperi shqiptar që është pjesë e TBA-së (grupi i Unnikatilit), ka marrë pjesë në xhirimet e klipit të reperes amerikane. Ka qënë vetë reperi, i cili ka bërë të ditur lajmin e mirë për fansat e tij në “Instagram”. Ende nuk është zbuluar se cili është roli i tij gjatë klipit, por mund të jetë një ogur i mirë për karrierën e tij jashtë Shqipërisë.