“SHPRESOJ QË KËTË VIT TË BËJMË DIÇKA TË MADHE”/ Modelja shqiptare në një mision të rëndësishëm. Një shembull për t’u ndjekur! (FOTO) – AlpeGossip
“SHPRESOJ QË KËTË VIT TË BËJMË DIÇKA TË MADHE”/ Modelja shqiptare në një mision të rëndësishëm. Një shembull për t’u ndjekur! (FOTO)

“SHPRESOJ QË KËTË VIT TË BËJMË DIÇKA TË MADHE”/ Modelja shqiptare në një mision të rëndësishëm. Një shembull për t’u ndjekur! (FOTO)

Emina Cunmulaj është një nga personazhet më të dashur e më të komentuar të showbiz-it shqiptar. Ajo shpeshherë poston në profilin saj në Instagram momente nga përditshmëria duke folur ose duke vepruar sipas zakoneve shqiptare, për të treguar se nuk e ka harruar vendlindjen e saj .

Modelja e famshme shqiptare, dallohet për natyrën e saj humane dhe kjo është ajo çka e ka rikthyer në Shqipëri: T’i vijë në ndihmë personave në nevojë.

“Miq të dashur, në tetor do të vizitoj Shqipërinë, për disa projekte humanitare, si Anëtare e Bordit të Fondacionit Fundjavë Ndryshe.  Vitin që lamë pas unë vizitova disa familje në varfëri ekstreme në Shkodër, Shqipëri, duke i ardhur në ndihmë. Shpresoj që këtë vit të bëjmë diçka më të madhe” – shkruan Emina mbi videon e postuar.