Nëna e fëmijës, Stacie Willis ka thënë se e tëra ndodhi si pasojë e lëshimit të infermieres, e cila ishte paksa e pakujdesshme me një mjet të mprehtë, që ia preu majën e organit gjenital.
“Fëmijën nuk ma trajtuan si duhet, atë e ktheva të gjakosur në shtëpi, sepse më thanë se gjithçka është në rregull”, ka shtuar Willis.
Pasi dhimbja dhe gjaku nuk po i ndalonin, atë e dërguan sërish në spital, ku u desh t’i nënshtrohej një operimi për ngjitjen e pjesës së prerë. Momentalisht, gjendja e fëmijës është e mirë, po ai mund të ketë komplikime në adoleshencë.
Atëherë duhet të kryej disa testime, mbase edhe ndonjë operim kirurgjik, ndërsa për to mund të merr edhe dëmshpërblime shtesë. Avokati që e përfaqëson, ka kërkuar 100 milion dollarë si dëmshpërblim për fëmijën.