E ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Wake Up’, ishte ish-moderatorja e Jo Vetëm Modë, Nevina Shtylla.
Ndër të tjera, Nevina u pyet për jetën private, por edhe kësaj here zgjodhi të mos ndajë asnjë detaj rreth statusit të saj. Kaq u desh dhe moderatorja e emisionit, Ori Nebiaj nuk vonoi t’i plotësonte dëshirën kolegut të saj.
Pak kohë më parë, i ftuar tek “You and Me” në NRG Radio, Ilsi Islami iu përgjigj fare qartë pyetjes se kë do të puthte nga vajzat e ekranit me emrin e Nevina Shtyllës.
Sot, ajo pjesë u ritransmetua dhe aty live, Isli mori puthjen (sigurisht miqësore) nga Nevina.
“Islit ju përmbush kërkesa,- u shpreh Ori, ndërkohë që moderatori pohonte me kokë.