Një tjetër shqiptare VIP martohet/ Zgjedh të njëjtin vend si Sara me Ledionin (FOTO) – AlpeGossip
Një tjetër shqiptare VIP martohet/ Zgjedh të njëjtin vend si Sara me Ledionin (FOTO)

Një tjetër shqiptare VIP martohet/ Zgjedh të njëjtin vend si Sara me Ledionin (FOTO)

Sara Hoxha dhe Ledion Liço nuk janë të vetmit personazhe publike shqiptare që kanë zhvilluar ceremoninë e tyre martesës jashtë vendit dhe kjo nuk përbën habi. Dyshja lidhi kurorë më 11 gusht nē Liqenin e Como-s në Itali, ndërsa festën e madhe mes familjarësh e miqsh e organizuan në ambientet e “Villa Erba”.

Por ky destinacion martese nuk ka qenë i përzgjedhur për martesën vetëm nga çifti i njohur i Top Channel, pasi aty 3 muaj më herët se ta është “martuar” edhe këngëtarja shqiptare Bleona Qereti.

Ka qenë kjo e fundit që ka zbuluar lajmin teksa ka qenë e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” transmetuar të shtunën mbrëma në Tv Klan ku dhe deklaroi se pikërisht në “Vila Erba” në Como ajo ka realizuar klipin e baladës së saj më të fundit xhiruar më 20 maj të po këtij viti. Në klip Bleona shfaqet nuse teksa martohet me figurantin e klipit, një aktor italian, ndërsa në sekuencat e videos shihen të njëjtat vende që mundëm të shihnim edhe në dasmën e Sarës dhe Ledionit.