Gjesti prekës i një neurokirurg kanadez është bërë viral dhe me të drejtë. Dr. P. Daniel McNeely nga Halifax, Nova Scotia, operoi arushin e pacientit pasi vetë pacienti iu nënshtrua një ndërhyrjeje në tru.
Sipas BBC, 8-vjeçari Jackson McKie po hynte në sallën e operacionit kur kërkoi që arushi i tij, Little Baby të rregullohej. Kirurgu i premtoi që do ta rregullonte arushin sapo të përfundonte operacionin e McKie.
Patient asks if I can also fix teddy bear just before being put off to sleep… how could I say no? pic.twitter.com/WOKFc5zr91
— P. Daniel McNeely (@pdmcneely) September 30, 2018
McKie, i cili ka qenë pacient i Dr. McNeely që në lindje, vuan nga hidrocefalia – tepri e lëngjeve në kavitetet e thella të trurit. McKie po riparonte një mekanizëm celebral, një tub të hollë vendosur strategjikisht në tru i cili ndihmon kullimin e lëngut cerebrospinal.
Sidoqoftë, duke marrë parasysh se McKie e mban gjithnjë pranë Little Baby, donte që edhe arushi i tij të ishte në gjendje të shkëlqyer. Pasi ekzaminoi arushin, Dr. Mcneely e diagnostikoi arushin me “grisje të nënkrahut”. Pas procedurës së McKie, Dr. McNeely mori perin që teproi dhe qepi krahun e arushit.
Të dy pacientët janë drejt shërimit të plotë.