GJESTI PREKËS I NEUROKIRURGUT/ Pas 8-vjeçarit, “operoi” dhe arushin e tij për këtë arsye – AlpeGossip
GJESTI PREKËS I NEUROKIRURGUT/ Pas 8-vjeçarit, “operoi” dhe arushin e tij për këtë arsye

GJESTI PREKËS I NEUROKIRURGUT/ Pas 8-vjeçarit, “operoi” dhe arushin e tij për këtë arsye

Gjesti prekës i një neurokirurg kanadez është bërë viral dhe me të drejtë. Dr. P. Daniel McNeely nga Halifax, Nova Scotia, operoi arushin e pacientit pasi vetë pacienti iu nënshtrua një ndërhyrjeje në tru.

 “Pacienti më kërkoi t’i rregulloja arushin para anestezisë… S’mund t’i thoja jo,” shkruajti Dr. McNeely në një postim në Twitter më 30 shtator. Fotoja shoqëruese shfaq neurokirurgun me maskë dhe syze mbrojtëse teksa “operon” mbi një arush pellushi.

Sipas BBC, 8-vjeçari Jackson McKie po hynte në sallën e operacionit kur kërkoi që arushi i tij, Little Baby të rregullohej. Kirurgu i premtoi që do ta rregullonte arushin sapo të përfundonte operacionin e McKie.

 

 

McKie, i cili ka qenë pacient i Dr. McNeely që në lindje, vuan nga hidrocefalia – tepri e lëngjeve në kavitetet e thella të trurit. McKie po riparonte një mekanizëm celebral, një tub të hollë vendosur strategjikisht në tru i cili ndihmon kullimin e lëngut cerebrospinal.

Sidoqoftë, duke marrë parasysh se McKie e mban gjithnjë pranë Little Baby, donte që edhe arushi i tij të ishte në gjendje të shkëlqyer. Pasi ekzaminoi arushin, Dr. Mcneely e diagnostikoi arushin me “grisje të nënkrahut”. Pas procedurës së McKie, Dr. McNeely mori perin që teproi dhe qepi krahun e arushit.

Të dy pacientët janë drejt shërimit të plotë.