Të gjithë e kemi kaluar një ftohje të tmerrshme, por sërish, ka disa persona që janë të parët që i zë çdo virus që qarkullon dhe e përjetojnë shumë keq në krahasim me të tjerët.
Këta persona vuajnë nga simptoma që janë shumë më të rënda se ato të shokëve të tyre dhe sipas studiuesve në Universitetin e Virxhinias, ka një arsye shkencore pse ndodh kjo gjë.
Arsyeja janë disa baktere që ndodhen në hundën tuaj. Dr Ronald Turner, një specialist i sëmundjeve infektive, udhëhoqi një studim në universitet për të hetuar sesi përzierja e baktereve që gjenden brenda hundës mund të korrespondojë me ashpërsinë e simptomave të gripit.
Njerëzit, hundët e të cilëve përmbajnë më shumë baktere Staphylococcus, kanë të ngjarë të kenë simptoma të ftohjes që janë më të mprehta në krahasim me njerëzit, hundët e të cilëve përmbajnë më pak baktere të tilla.
Organizmat që jetojnë brenda hundës tuaj mund të përkeqësojnë simptomat nëse nuk janë në gjendje të dëbojnë virusin nga rrugët nazale.





![STRESI NË BURG/ Por ai dhe Kejsi do të bëhen prindër? Bukuroshja zbulon planet e qarta: Do të bëjmë…[FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2019/01/0ea7cf3b79c255880cc0e27c04b85c0d_L-400x224.jpg)







