PASI FOLI PËR KIARA TITON/ Butrint Imeri bën deklaratën e fortë për këngëtarët që i kthyen kurrizin (FOTO) – AlpeGossip
PASI FOLI PËR KIARA TITON/ Butrint Imeri bën deklaratën e fortë për këngëtarët që i kthyen kurrizin (FOTO)

PASI FOLI PËR KIARA TITON/ Butrint Imeri bën deklaratën e fortë për këngëtarët që i kthyen kurrizin (FOTO)

Kiarën e kam shoqe, ka kohë që e njoh dhe sa herë shkoj në Tiranë pijë kafe me të, e nuk do të thotë se je në lidhje sepse dhe unë kam nevojë të kem shoqe. Kam raporte shumë të mira, dal me të dhe jemi shumë në rregull”, tha Butrint Imeri në emisionin NIN kur u pyet për Kiara Tito. Ai theksoi se është beqar dhe se momentalisht nuk është i gatshëm për një lidhje serioze, pasi është i përkushtuar me mish e me shpirt vetëm karrierës muzikore.

Butrinti është një emër mjaft i dashur dhe këngët e tij kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Por ajo ç’ka na ka bërë përshtypje është fakti se Butrinti preferon të bëjë më tepër këngë solo dhe jo bashkëpunime. Për këtë ai e paska një arsye. Butrinti ka treguar arsyen përse nuk bashkëpunon me artistë të tjerë. Ai është shprehur se asnjëherë nuk është përkrahur nga kolegët për këngët e tij dhe pikërisht këta artistë sot i kërkojnë bashkëpunime. Ai mendon se e kërkojnë për interesin e tyre dhe kur ai ka pasur nevojë ata nuk kanë qenë aty.

“I kam disa kolegë që më kanë respektuar në fillim, por i kam disa kolegë( të tjerë) që më kanë respektuar, por nuk më kanë përkrahur. Kam punuar dhe sot jam këtu ku jam edhe ata që atëherë nuk më kanë përkrahur sot vijnë edhe kanë interes,” ka vazhduar Butrinti rrëfimin e tij.

Ai nuk ka preferuar të përmendë emra, por mesa duket nuk e ka harruar ende sjelljen e tyre kundrejt tij.